Lidhje

Jackie Chan në filmin Medalioni. - 2003-08-21


Ndërkohë që drejtorët e studiove dhe vëzhguesit e industrisë së filmave u hedhin një vështrim filmave të verës 2003, mesa duket do ta kuptojnë se prodhimi i filmave nuk është pjesë e shkenacave ekzakte. Disa filma që medohej se do të korrnin sukses, në të vërtetë me ta ngjau e kundërta ndërkohë që të tjerë filma i tejkaluan parashikimet dhe pushtuan tregun. Por cili është filmi kryesor që del sot në kinema?

Jackie Chan ka akoma energji për të luftuar në filmin e ri të tipit action dhe komik ” The Medallion”. Ai luan rolin e një detektivi në Hong Kong i cili bashkëpunon me agjentin britanik Arthur Watson , luajtur nga Lee Evans, dhe hetuesen Nicole, luajtur nga Claire Forlani, në ndjekje të një organizate kriminale ndëkombëtare që trafikon të ështëquajturit skllevër të punës. Në film dominon fuqia e mbinatyrshme e policit nga Hong Kongu i cili është në ndjekje të sekretit që fshihet pas medalionit për të cilin organizata kriminale është e përgatitur ta shtjerë në dorë me çdo lloj mjeti.

Ndërkohë, komediani mjaft i njohur Jerry Seinfeld do të marrë pjesë në një lajmërim publik që do të shfaqet në televizion këtë muaj, për të shtyrë amerikanët që të vizitojnë parqet kombëtare të vendit. Dhe jo pak, 388 të tilla. Bashkë me të është edhe gazetari Walter Cronkite.

Shania Twain po përgatitet për një turne të ri. Kënëtarja e muzikës country pas tre viteshg fillon muajin që vjen turneun botëror. Ndalesa e parë është Ontario dhe turneu përfundon para krishtlindjeve.

Kurse këngëtarja tjetër, Jewel, i kthehet botës së televizionit. Ajo do të luaj tre episode të serialit "The Lyon’s Den", nën rolin e të fejuarës së Rober Lowe.

Çifti i artë i Hollywoodit Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, më së fundi janë vendosur në vilën e tyre 16 milion dollarëshe në Beverly Hills, që blen dy vite më parë. Shtëpia e ndërtuar në 1930-tën ka gjashtë dhoma gjumi dhe një dhomë gjigande lojrash...çfarë ka shkaktuar zëra se çifti ndoshta ka në plan ta shtojë numrin e pjestarëve të familjes. Këto pra ishin të rejat më të fundit nga bota e Hollywoodit dhe yjeve të tij.

XS
SM
MD
LG