Lidhje

Franca thotë se një marrëveshje e re kompensimesh mund të arrihet së shpejti me Libinë - 2003-08-22


Franca thotë se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti me Libinë për të kompensuar familjet e viktimave të hedhjes në erë më 1989 të aeroplanit të një firme ajrore franceze.

Ministri i jashtëm francez, Dominique de Villepin, i tha radios franceze sot se përfaqësues të familjeve të viktimave u nisën dje për në Tripoli për të diskutuar mbi këtë çështje me zyrtarë libianë.

Dje, u arrit një marrëveshje për të shtyrë votimin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për heqjen e sanksioneve të vendosura kundër Libisë për rolin e saj në shpërthimet terroriste.

Shtyrja ka për qëllim t’i japë Francës më shumë kohë që të diskutojë një marrëveshje të re kompensimesh për shpërthimin mbi Niger më 1989, nga i cili u vranë 170 veta në aeroplanin e një firme franceze.

//ze//

XS
SM
MD
LG