Lidhje

Nuk parashikohet sukses i madh në bisedimet për Korenë e Veriut - 2003-08-22


Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po parashikojnë se në bisedimet 6-palëshe të javës së ardhshme në Pekin lidhur me programin bërthamor të Penjanit nuk do të arrihet ndonjë sukses i madh.

Sot, zyrtarët në të tre këto vende e cilësuan takimin e Pekinit si hapin e parë drejt zgjidhjes së krizës së armëve bërthamore të Koresë së Veriut, e cila filloi tetorin e kaluar.

Por ata thanë se ende ekzistojnë mosmarrëveshje të mëdha mes disa palëve të angazhuara në këto bisedime, veçanërisht midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Pheniani ka këmbëngulur për zhvilimin e bisedimeve të drejtpërdrejta me Washingtonin, ndërkohë që administrata e presidentit Bush ende këmbëngul që në bisedime të marin pjesë vendet fqinje të Koresë së Veriut.// lk //

XS
SM
MD
LG