Lidhje

Kryeadministratori Bremer: përpjekjet për rindërtimin e Irakut po përparojnë - 2003-08-23


Kryeadministratori amerikan në Irak thotë se përpjekjet për rindërtimin e vendit po përparojnë me gjithë aktet e terrorizmit dhe sabotazhit.

Duke folur me gazetarët të shtunën në Bagdad, Paul Bremer, tha se koalicioni po bashkëpunon plotësisht me irakianët për t’u sjellë atyre një të ardhme më të mirë e më me shpresë.

Zoti Bremer inkurajoi gjithashtu këshillin qeverisës t’i bashkohet përpjekjeve të rindërtimit dhe të sigurisë duke thënë se koalicioni nuk i ka nënvleftësuar kurrë problemet e sigurimit në Irak. Ai tha se nuk do të spekullojë se kush është përgjegjës për shpërthimin e kamionit-bombë të së martës pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Irak, si pasojë e të cilit humbën jetën, të paktën, 22 vetë.

Zoti Bremer tha se koalicioni dhe këshilli irakian po punojnë për të përmirësuar gjendjen e sigurimit dhe shtoi se është në plan të rritet numri i forcave të policisë së kufirit deri në 25 mijë gjatë vitit të ardhshëm. Ai tha gjithashtu se vazhdojnë përpjekjet për rivendosjen e shërbimeve të domosdoshme, si furnizimi me energji elektrike e ujë në nivelet e paraluftës. //az//

XS
SM
MD
LG