Lidhje

Palestinezët përdorin raketë me reze me te gjatë veprimi për në Izrael - 2003-08-24


Zyrtarë ushtarakë izraelitë thonë se ekstremistë palestinezë kanë qëlluar nga Rripi i Gazës me një raketë të tjetër me rreze të gjatë në brendësi të Izraelit.

Zyrtarët thonë se raketa ra në një plazh rreth 8 kilometra në veri të Gazës, jo larg nga qyteti izraelit Ashkelon. Nuk ka njoftime për të plagosur apo dëme materiale.

Ushtria izraelite tha se raketa ka fluturuar më në thellësi të territorit izraelit se sa raketat e tjera të lëshuara nga Gaza.

Ajo u lëshua një ditë pasi zyrtarë palestinezë të sigurimit njoftuan se kishin mbyllur tre tunele që përdoreshin për kalimin e armëve kontrabandë nga Egjipti në Gaza. Zyrtarët thanë se të paktë nëntë trafikantë janë arrestuar.

Nuk është e qartë nëse veprimi i djeshëm është fillimi i një përpjekjeje për çarmatosjen e grupeve ekstremiste palestineze, siç kërkohet nga Izraeli e Shtetet e Bashkura.

Në një tjetër zhvilim, Presidenti palestinez, Jaser Arafat, propozoi emërimin e një ministri të ri të brendshëm me kompetenca të zgjeruara përsas u përket çështjeve të sigurimit. Kandidati për këtë post konsiderohet se ka lidhje të ngushta me zotin Arafat.

Disa vëzhgues thonë se ky zhvillim mund të jetë shenjë e një rivaliteti të ri me shefit palestinez të sigurimit i cili gëzon mbështetjen e Kryeministrit Mahmud Abaz. Zyrtarë palestinezë, megjithatë, e kanë nënvleftësuar se kjo mund të jetë shenjë e një lufte për pushtet në gjirin e udhëheqjes palestineze./al/

XS
SM
MD
LG