Lidhje

KOSOVË: Shpërthime në Preshevë – vlerësime të ndryshme të autoriteteteve serbe dhe shqiptare - 2003-08-24


Autoritetet serbe në Luginën e Preshevës thanë sot, se dy 15 vjecarë, një nga Presheva dhe një nga Kumanova, qytet ky në Republikën ish Jugosllave të Maqedonisë, kanë pësuar plagë nga pasojat e tri shpërthimeve e njëpasnjëshme që ndodhën mbrëmë në qendër të qytetit të Preshevës.Sipas një kumtese të Qendrës bashkrenduese të qeverisë së Serbisë për Luginën e Preshevës, “nuk dihet me sguri nëse shpërthimet ishin drejtuar kundër Shtëpisë së Kulkturës në këtë qytet, apo stacionit të policisë, ndërsa shpërthimet u cilësuan si akt terrorist”.

Zyrtarët thanë se granatat janë hedhur nga mortajat e dorës, ndërsa sipas zëvendëskryeministrit serb Nebojsha Coviq, sulmi është i ngjashëm me atë që ka ndodhur ditë më parë në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit, kur tri predha ranë në bazën ushtarake serbe në këtë fshat, cerdhja e parë e ish kryengritësve shqiptarë të këtij rajoni. Përgjegjësinë për incidentin e Dobrosinit e pat marrë përsipër Armata Kombëtare Shqiptare, një organizatë kjo e cila thotë se lufton për bashkimin e trojeve shqiptare.

Zyrtarët serbë thanë se në dhjetëditëshin e fundit janë shtuar sulmet dhe siq thuhet veprimet terroriste. Kjo sipas tyre dëshmon se një pjesë e pjestarëve të komunitetit shqiptarë, nuk duan paqe dhe as zgjidhje paqësore të problemeve në rajon. Zëvendëskryeministri serb Nebojsha Coviq, citohet të ketë thënë se, dyshon që sulmet e tilla synojnë të zbehin sulmet, siq thotë ai, terroriste në Kosovë dhe vrasjen e dy pjestarëve të komunitetit serb në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës në Kosovën perëndimore.

Përfaqësuesit politik të shqiptarëve në rajon, ndërkaq tërheqin vërejtjen se nuk duhet paragjykuar motivet e shpërthimeve përderisa nuk kanë përfunduar hetimet. Ata, thanë se në vazhdimësi kanë nënvizuar se prania e madhe e trupave të policisë dhe ushtrisë serbe në Luginën e Preshevës, dëmton përpjekjet për zgjidhjen e problemeve në rajon.

Ndërkohë, mjetet vendore të informimit në Luginën e Preshevës, citojnë përfaqësues të Armatës Kombëtare Shqiptare, të kenë thënë se shpërthimet e mbremshme janë vepër, e siq thuhet, terrorizimit shtetëror. Së këndejmi, kjo organizatë, që është shpallur terroriste me vendim të posacëm të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, thotë se, “është e detyruar të mobilizohet dhe të veprojë në mbrojtje të popullit shqiptar”. Tetë veta janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur në incidente të pasqaruara në këtë rajon, pas përfundimit të konfliktit të armatosur ndërmjet forcave qeveritare srebe dhe kryengritësve shqiptarë të Luginë së Preshevës.

//ss//

XS
SM
MD
LG