Lidhje

Autoritetet Amerikane Rekrutojnë ish Agjentë Irakianë - 2003-08-24


Gazeta Uashington Post shkruan sot autoritetet amerikane po rekrutojnë agjentë të fshehtë nga pjestarët të regjimit të përmbysur të Sadam Huseinit për të ndihmuar në identifikimin e grupeve që ndërmarrin sulme kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet Bashkuara dhe kundër objekteve të tjera në Irak.

Gazeta Uashington Post shkruan se rekrutimi i ish agjentëve është shtuar gjatë pak javëve të fundit për shkak të shtimit të sulmeve të sofistikuara si ai me makinë bombë ditën e martë kundër zyrave të OKB-së në Bagdad ku gjetën vdekjen 23 vetë.

Në njoftim thuhet se zyrtarët amerikanë nuk thonë se sa persona kanë rekrutuar nga radhët e ish shërbimit irakian të zbulimit, por sipas përllogaritejeve numri i agjentëve shkon nga disa dhjetra në disa qindra.

Njoftimi publikohet një ditë pasi administratori amerikan në Irak, Paul Bremer e cilësoi Irakun një fushëbetejë në luftën kundër terrorizmit dhe tha se suksesi varet nga përmirësimi i informacionit të zbulimit.

Burimet ushtarake amerikane thonë se dy ushtarë amerikanë humbën jetën mbrëmë gjatë incidenteve jo të shkaktuara nga armiku; një ushtar u mbyt në lumin Eufrat, ndërsa tjetri vdiq si pasojë e plagës jo nga të shtënat e armikut, shprehen burimet.

Ndërkohë tre persona humben jeten gjatë një përpjekje për të vrarë një prej klerikëve të lartë irakianë.

Një grup kryesor myslimanë Shiite thotë se ajatollahu i madh Seid Mohamad Said Al-Hakim vetëm sa u plagos lehtë kur një bombë shpërtheu afër shtëpisë së tij në sot në Naxhaf.

Ky grup thotë se shpërthimi ndodhi ndërsa ajatollahu i madh ishte kthyer nga lutjet e mesditës.

Lajmi mbi këtë shpërthim vjen nga Abdul Aziz Al Hakim, një udhëheqës i grupit dhe anëtar i këshillit qeverisës irakian , këshill i emëruar nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, një delegacion nga këshilli qeverisës irakian ndodhet në Egjipt për bisedime me zyrtarë egjiptianë dhe të Lidhjes Arabe në kuadër të një përpjekjeje për sigurimin e mbështjes nga vendet arabe.

Lidhja Arabe me 22 vende anëtare ende nuk e ka njohur zyrtarisht qeverinë e përkohëshme irakiane, e cila shpreson të organizojë zgjedhje demokratike brenda fillimit të vitit të ardhshëm./al/

XS
SM
MD
LG