Lidhje

Kaliforni: Gara e Zgjedhjeve për Guvernator - 2003-08-24


Sipas një ankete të re të opinionit publik nën governatori i Kalifornisë, Cruz Bustamante parapëlqehet shumë më tepër sesa kandidati tjetë, aktori Arnold Shvarcineger në garën për të zëvëndësuar guvernatorin Gray Davis.

Nga 801 persona të anketuar nga gazeta Los AnxhelesTimes, 35 përqind e tyre thanë se do të votonin për zotin Bustamante, kandidat demokrat, dhe 22 përqind thanë se do të votin per zotin Shvracineger, kandidat republikan. Këto rezultate tregojnë një shtim të popullaritetit të zotit Bustamante, i cili në anketat e mëparëshme kryesonte me vetëm 5 përqind ndaj aktorit Shvarcineger.

Zoti Bustamanet është i vetmi demokrat në garën për të zëvëndësuar guvernatorin Davis, nëse ky i fundit nuk fiton në votimet e 7 tetorit. Sipas anktetës, mbi 50 përqind e atyre që pritet të marrin pjesë në votime favorizojnë heqjen e zotit Davis ndërsa 45 për qind janë kundër.

Rezultatet e anketës së re të opinionit publik u lëshuan pasi afaristi republikan Bill Simon u tërhoq nga gara duke thonë se në të merrnin pjesë shumë kandidatë nga partia e tij.

Në garën për të zëvëndësuar guvernatorin Davis në votimet e 7 tetorit marrin pjesë mbi 130 kandidatë nga të dyja partitë.

Për këtë anketë, gazeta Los Angjelos Times intervistoi 1350 votues të regjistruar nga data 16 deri më 21 gusht, duke identifikuar 801 prej tyre si votues që pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 tetorit./al/

XS
SM
MD
LG