Lidhje

Shpërthime në Indi: vriten 40 dhe plagosen 100 persona - 2003-08-25


Autoritetet indiane thonë se të paktën dy shpërthime bombash tronditën kryeqytetin financiar të vendit Bombei duke shkaktuar vdekjen e mbi 40 vetëve dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve.

Të dyja shpërthimet ndodhën në Bombein jugor, njëri pranë monumentit të njohur Porta e Indisë, ndërsa tjetri disa minuta më vonë pranë një tregu plot me njerëz. Njoftimet nga vendi i ngjarjes thonë se bombat ishin vendosur në dy taksi.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Në të kaluarën, India ka akuzuar ekstremistët myslimanë të mbështetur nga Pakistani për incidente të tilla. Islamabadi i dënoi sot menjëherë shpërthimet vdekjeprurëse duke i quajtur akte terrori.

Shpërthimet ndodhën disa orë pas një njoftimi qeveritar, sipas së cilit nën themelet e një xhamie në qytetin verior Ayodhya, ishin gjetur rrënojat e një tempulli Hindu.

Në vitin 1992, xhamia u shkatërrua nga ekstremistë Hindu. Hindutë thonë se xhamia e shekullit të 16-të ishte ndërtuar pasi ishte prishur një tempull i perëndisë së tyre Rama. Shkatërrimi i xhamisë çoi në përleshje mes hinduve dhe myslimanëve si pasojë e të cilave gjetën vdekjen 2 mijë veta.// lk //

XS
SM
MD
LG