Lidhje

NASA hedh në hapësirë një teleskop të fuqishëm - 2003-08-25


Agjencia amerikane e hapësirës, NASA hodhi në hapësirë një teleskop shumë të ndjeshëm me rreze infra të kuqe që do t’u japë mundësi shkencëtarëve të kuptojnë më mirë zhvillimin e universit.

Një raketë Delta 2 u nis sot herët nga Kepi Kanaveral i Floridës dhe e lëshoi me sukses në orbitë teleskopin e madh, i njohur për shkurt me emrin SIR-tiff, Teleskop i Hapësirës me Rreze Infra të Kuqe.

Shkencëtarët thonë se rrezet infra të kuqe të teleskopit të ri do t’i japin mundësi të dallojë dritë, poshtë spektrit të dritës së dukshme dhe të bëjë fotografi të objekteve më të vjetra, më të errëta, më të ftohta dhe më të mbuluara nga pluhuri në cepat më të largët të universit.

Pritet që teleskopi t’i dërgojë pamjet e para në Tokë muajin tetor. // lk //

XS
SM
MD
LG