Lidhje

Forca amerikane dhe afgane kanë vrarë të paktën 14 luftëtarë talebanë në Kandahar - 2003-08-26


Zyrtarë amerikanë thonë se forca amerikane dhe afgane kanë vrarë të paktën 14 luftëtarë talebanë në kuadër të një operacioni të përbashkët në Afganistanin jugor.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se luftëtarët u vranë në krahinën e Kandaharit. Por zyrtarë afganë thanë se deri në 50 luftëtarë talebanë u vranë gjatë një operacioni të përbashkët me trupat amerikane në krahinën e Zabulit. Nuk ka pasur komente nga asnjëra palë rreth njoftimeve kontradiktore.

Në një operacion tjetër, në krahinën e Paktias, forcat amerikane dhe afgane kapën të paktën 40 persona të dyshuar si luftëtarë talebanë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme afgane, Omar Samad, tha se personat e kapur mund të kenë lidhje me rrjetin terrorist Al-Kaida si dhe me kreun etnik pashtun, Gulbudin Hekmatjar.

Këto operacione pasojnë një seri përleshjesh gjatë javëve të fundit midis forcave afgane dhe luftëtarëve talebanë në Afganistasnin jug-lindor. Të shtunën, 5 ushtarë të qeverisë u vranë nga guerriljet në pritë në krahinën e Zabulit.

//ze//

XS
SM
MD
LG