Lidhje

SHBA ndihmojnë më tej përballimin e varfërisë në Shqipëri - 2003-08-26


SHBA sapo i kanë dhënë Shqipërisë një tjetër ndihmë rreth 4.2 milionë USD ndihma ushqimore përmes organizatës “Mercy USA”, pjesë e një programi ushqimor për fëmijët në shkolla. Ambasadori i SHBA pranë agjencive për ushqim dhe bujqësi në Kombeve të Bashkuara, Tony Hall, deklaroi në Tiranë se ushqimi për fëmijët shërbehet nga kjo ndihmë në shumë shkolla, kryesisht ë veri të vendit, dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse ajo do të rikthejë fëmijët në shkolla, aty ku ata duhet të jenë.

Ambasadori Hall vizitoi Shqipërinë për pesë ditë për të parë nga afër disa projekte të Programit Botëror të Ushqimit WFP. Ai tha në një konferencë shtypi se vec ndryshimeve të shumta, kishte ndeshur edhe një varfëri të madhe.

“Ka statistika të vështira për Shqipërinë; - tha ambasadori Hall - gjysma e popullsisë fiton më pak se dy dollarë në ditë, dhe 25% më pak se një dollar në ditë”.

Ai tha se takoi në Shqipëri njerëz shumë të varfër, pa ushqim të mjaftueshëm dhe pa strehim, fëmijë që kishin lënë shkollën për të ndihmuar familjen, zyrtarë vendorë të shqetësuar nga varfëria e banorëve, gra të mbyllura shtëpi nga burrat që nuk i lejonin të kërkonin punë, male të zhveshura nga pyjet që ishin në mëshirë të gërryerjeve të shirave. “Kujtoj një person - theksoi amb. Hall - që më tha gjatë takimeve se ata jo vetëm ishin të varfër, por ishin shumë shumë të varfër”. Ai tha se SHBA dhe agjencitë e ndihmave janë këtu për të ndihmuar në uljen e varfërisë në Shqipëri. SHBA janë dhuruesi kryesor i fondeve për agjencitë e ndihmave të Kombeve të Bashkuara. Vetëm në marrëdhënie dypalëshe SHBA e ka ndihmuar Shqipërinë me fonde të dhuruara në afro 360 milionë USD që nga viti 1992. Për Kombet e Bashkuara, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës Lindore, që renditet në vendin 95 në një listë prej 175 shtete të tjera.

//ss//

XS
SM
MD
LG