Lidhje

Presidenti Bush mbron vazhdimin e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Irak - 2003-08-27


Presidenti Bush thotë se lufta kundër terrorizmit nuk do të ndalet. Kjo do të thotë që të vazhdojë ofensiva kundër atyre që vazhdojnë të sulmojnë trupat amerikane në Irak.

“Tërheqja përballë terrorit do të pasohej me sulme të tjera të paturpshme. Prandaj nuk do të ketë tërheqje.”

Duke folur dje para grupit më të madh të veteranëve të botës në qytetin Seint Luis, presidenti Bush tha se ai nderon kujtimin e ushtarëve të vrarë në luftën kundër terrorizmit.

“Ushtria jonë po përballet me terrorizmin në Irak, në Afganistan dhe në vende të tjera, në mënyrë që populli amerikan të mos përballet me dhunën terroriste në New York ose në Seit Luis ose në Los Angeles.”

Presidenti Bush tha në kuvendin vjetor të Legjionit Amerikan se për sukseset e ushtrisë amerikane në luftën e dytë botërore u deshën shumë vite e jo muaj për ta transformuar Evropën në një rajon demokratik të stabilizuar, ku ish-armiqtë u bënë aleatë dhe ruajtën paqen. Ai tha se sukseset në Irak do të ndihmojnë në mënyrë të ngjashme në përhapjen e demokracisë në gjithë Lindjen e Mesme.

“Njerzit, që duan liri dhe mundësi në vende si Irani dhe në gjithë Lindjen e Mesme po ndjekim me kujdes zhvillimet dhe po luten për sukseset tona në Irak.”

Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë një vend që kuptojnë përgjegjësitë e tyre dhe mbajnë fjalën për të parandaluar ata që ai i cilëson vrasës që të mos dëmtojnë të ardhmen e Irakut ose të Lindjes së Mesme.

Zoti Bush tha se bota ka parë veprën vdekjeprurëse të terroristëve në Bali, Mombasa, Rijad, Xhakarta, Kazablanka dhe javën e kaluar shpërthimet në zyrat e Kombeve të Bashkuara në Bagdad.

Demokratë dhe republikanë në kongres po bëjnë thirrje për më shumë trupa në Irak për t’iu kundërvënë luftës guerrile, me të cilën ata po ndeshen në atë vend. Administrata e presidentit Bush thotë se tani për tani niveli i trupave amerikane është i mjaftueshëm.

//ze//

XS
SM
MD
LG