Lidhje

Kryeministri Abaz dënon sulmin e djeshëm izraelit me helikopterë - 2003-08-27


Kryeministri palestinez, Mahmud Abaz, dënoi sulmin e djeshëm izraelit me helikopterë, nga i cili u vra një civil në Gaza dhe u plagosën 20 të tjerë.

Kryeministri Abaz tha se për konfliktin izraelito-palestinez nuk ka zgjidhje ushtarake dhe se politika e Izraelit për vrasjen e ekstremistëve vetëm do të shkallëzojë dhunën. Izraeli ka thënë se çdo ekstremist i grupit palestinez Hamas është objektiv i mundshëm i asaj që ai e quan “eliminim”.

Dëshmitarët thonë se objektivi i sulmit të djeshëm ishte një udhëheqës i grupit Hamas, i cili i shpëtoi sulmit.

Ky është sulmi i tretë izraelit në Rripin e Gazës që nga dita e enjte. Hamasi dhe Xhihadi Islami morën përgjegjësinë për shpërthimin e javës së kaluar në një autobus të Jeruzalemit, që shkaktoi vdekjen e 21 vetave.

Po dje, kryeministri palestinez, Mahmud Abas, tha se duke lejuar ekstremistë hebrenjë të vizitojnë objekte të shenjta në Jeruzalem, që shikohen si pika të nxehta, Izraeli po nxitë dhunën.

Në zhvillime të tjera, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti i Autoritetit Palestinez, Jaser Arafat, po dëmton luftën kundër terrorizmit si dhe shpresat e popullit palestinez, duke bllokuar konsolidimin e forcave palestineze të sigurimit.

//ze//

XS
SM
MD
LG