Lidhje

Bisedimet 6 palëshme rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut rifillojnë sot në Pekin - 2003-08-28


Bisedimet 6 palëshme mbi mosmarrëveshjen rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut rifillojnë sot në Pekin pas një seance fillestare gjatë së cilës nuk u bë ndonjë përparim diplomatik. Shtetet e Bashkuara thanë dje se bisedimet me të dy Koretë, Rusinë, Japoninë dhe Kinën shënojnë fillimin e procesit. Një zëdhënës i departamentit të Shtetit gjithashtu konfirmoi se delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së veriut u takuan drejtpërdrejt për shkëmbime jozyrtare siç u shpreh ai. Zëdhënësi shtoi se bisedime të tjera të ngjashme mund të zhvillohen gjatë periudhës tre ditëshe të bisedimeve. Shtëpia e Bardhë nuk i kushtoi rëndësi këtij takimi duke thënë se administrat e presidentit Bush është e angazhuar për të diskutuar mbi këtë çështje në një plan të shumëanshëm./al/

XS
SM
MD
LG