Lidhje

Vidhet nje pikturë e Da Vinçit - 2003-08-28


Policia skoceze thotë se persona që u paraqitën si vizitorë në një kështjellë në Skocinë jugore kanë vjedhur një pikturë të tepër të çmueshme të Leonardo Da Vinçit. Autoritetet thonë se vjedhësit hynë dje si vizitorë në kështjellën Drumlanrig duke marrë pikturën nga një sallë e hapur për publikun. Policia thotë se po kërkojnë për katër persona që ishin parë duke ngarë një makinë të bardhë për rreth kështjellës në kohën që ndodhi vjedhja. Ekspertët besojnë se Da Vinçi e përfundoi këtë pikturë midis vittit 1500 dhe 1510. Vlera e pikturës në të cilën paraqitet Shën Maria, llogaritet të ketë një vlerë prej rreth 47 milionë dollarësh. Në kështjellën Drumlanrig në Skocinë jugore ruhen edhe kryevepra të piktorëve të tjerë të njohur si Rembrand dhe Holbein./al/

XS
SM
MD
LG