Lidhje

Në Peru, komisioni i të vërtetës dhe ripajtimit lëshon sot raportin mbi dhunën policore - 2003-08-28


Në Peru, komisioni i të vërtetës dhe ripajtimit lëshon sot një raport të shumë pritur mbi dhunën policore si pasojë e së cilës gjetën vdekjen mijëra vetë gjatë 20 vjetëve të fundit. Në raportin prej 9 vëllimesh pritet të thuhet se deri në 60 mijë vetë vdiqën ose u zhdukën gjatë luftës 20 vjeçare midis guerriljeve majtiste dhe forcave të sigurimit në Peru. Sipas përllogaritjeve të mëparëshme ky numër ishte rreth 35 mijë vetë. Në muajin qershor, presidenti i Perusë, Salomon Lerner Febres u tha Kombeve të Bashkuara se numri i personave që vdiqën ose u zhdukën midis viteve 1980 - 2000 mund të jetë dy herë më i madh sesa ishte parashikuar. Ai tha se numri i saktë i atyre që u zhdukën gjatë këtij konfliktu kurrë nuk do të mësohet.

XS
SM
MD
LG