Lidhje

Blair: Raporti mbi Irakun e para luftës, i pamanipuluar - 2003-08-28


Kryeministri britanik, Tony Blair thotë se do ti ishte dashur të jepte dorëheqjen nëse do të kishte patur ndonjë gjë të vërtetë në një njoftim sipas së cilit qeveria e tij kishte zmadhuar informacionet e zbulimit për programin e armëve irakiane para luftës.

Duke dëshmuar sot para një komisioni që po heton mbi vdekjen e një eksperti britanik të armëve, zoti Blair tha se raporti qeveritar për programin e armëve irakiane të paraluftës, nuk ishte manipuluar për përfitime politike. Udhëheqësi britanik tha në një sallë plot me njerëz në Gjykatën e Lartë Mbretërore se akuza për ekzagjerim ishte jashtëzakonisht e rëndë. Ai tha se nëse ajo do të kishte qenë e vërtetë, do të kishte merituar dorëheqjen e tij.

Zoti Blair theksoi se dosja e Irakut ishte mbështetur në informacionet e zbulimit britanik. Ai tha se raporti ishte përgatitur pasi debati publik për konfliktin e mundshëm kishte shkaktuar një zhurmë të madhe dhe theksoi rëndësinë e paraqitjes nga ana e qeverisë të argumentave më të forta që ajo kishte.

Në hetim, po shqyrtohen rrethanat e vetëvrasjes së ekspertit të armëve David Kelly. Ai u gjet i vdekur muajin e kaluar, disa ditë pasi ishte identifikuar si burimi i kronikës aq të diskutuar të BBC-së, sipas së cilës qeveria po e zmadhonte rrezikun e armëve irakiane të shkatërrimit në masë.

Ky njoftim shkaktoi një debat edhe më të hidhur mes BBC-së dhe qeverisë, nga i cili u vu në rrezik besueshmëria e të dyjave. Drejtori i Bi-Bi-Si-së, Gavyn Davis, i cili dëshmoi pas kryeministrit, nguli këmbë se organizata e tij vazhdon të mbështesë njoftimin e trasnsmetuar prej saj.

//rd//

XS
SM
MD
LG