Lidhje

Dita e dytë e bisedimeve të Pekinit përfundoi pa shenja përparimi - 2003-08-28


Dita e dytë e bisedimeve shumëpalëshe lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut përfundoi njëlloj si e para, pa ndonjë përparim drejt zgjidhjes së krizës.

Anëtarët e delegacioneve nga Kina, dy Koretë, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Rusia u takuan sot në mëngjes të gjithë së bashku dhe pastaj zhvilluan takime të veçanta pasdite.

Dje, Shtetet e Bashkuara zhvilluan një bisedë jozyrtare me Korenë e Veriut, diçka e pazakontë kjo, por e mohuan kërkesën e Phenianit për një seancë zyrtare dypalëshe. Zyrtarët amerikanë nuk i dhanë ndonjë rëndësi takimit të mëparshëm, duke mohuar se bëhej fjalë për negociata.

Bisedimet janë parashikuar të përfundojnë nesër. Delegacioni rus tha se të gjitha palët ranë dakord për të mbajtur një tjetër raund bisedimesh brenda dy muajve të ardhshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG