Lidhje

Shpërthim me bombë dore në Preshevë - 2003-08-28


Sot herët në mëngjes, një bombë dore shpërtheu në qendër të Preshevës, bënë të ditur zyrtarët e policisë në Luginën e Preshevës.

Askush nuk është plagosur nga pasojat e shpërthimit që ndodhi pranë xhamisë së qytetit, disa dhjetra metra larg Kuvendit Komunal dhe ndërtesës së Gjykatës. Zyrtarët e qendrës bashkrenduese të qeverisë së Serbisë për Luginën e Preshevës, thanë se ky ishte një provokim i ri i situatës në këtë rajon.

Javën e kaluar, tri granata shpërthyen në qendër të Preshevës duke plagosur dy të rinj shqiptarë. Inicidentet kanë nxitur reagime të përfaqësuesve politik serbë dhe shqiptarë. Autoritetet serbe thonë se këto janë veprime të ekstremistëve shqiptarë.

Ndërsa përfaqësuesit politikë të shqiptarëve pohojnë se prapa incidenteve, qëndrojnë shërbimet e fshehta serbe.

//rd//

XS
SM
MD
LG