Lidhje

Zyrtarë palestinezë thonë se një udhëheqës i grupit Hamas, u vra në një sulm nga helikopterë izraelitë në rripin e Gazës. - 2003-08-29


Zyrtarë palestinezë thonë se një udhëheqës i grupit Hamas, u vra në një sulm nga helikopterë izraelitë në rripin e Gazës. Burime nga sigurimi Paleztinez bëjnë të ditur se i vrari është Hamdi Kalakh, pjesëtar i brigadës Ezzedine al Qasam, krahu i armatosur i Hamasit. Zyrtarët Izraelitë thanë se ai kishte ndërmarrë sulme kundër vendbanimeve izraelite në rripin e Gazës. Zyrtarë palestinezë thanë se në këtë sulm, i katërt izraelit gjatë javës së fundit, u plagosen edhe tre njerëz të tjerë. Këto sulme erdhën menjëherë pasi kryeministri izraelit, Ariel Sharon urdhëroi forcat e mbrojtjes izraelite të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm kundër militantëve palestinez. Korrespondneti ynë në Jeruzalem Ross Dun njofton se dëshmitarë palestinezë e identifikuan të vrarin si Hamid Kalakh, aktivist i Hamasit dhe thanë se në sulm kishin mbetur të plagosur edhe tre palestinezë të tjerë në operacionin izraelit në qytetin Khan Younis. Zyrtarët izraelit thanë se zoti Kalakh ishte kreu i celulës së Hamasit, përgjegjëse për disa sulme kundër vendbanimeve izraelite në rripin e Gazës të njohura si Gush Katif. Sulmi i fundit izraelit ishte i katërti më rradhë këtë javë kundër aktivistëve të Hamasit pas një sulmi vetëvrasës të Hamasit në një autobus në Jerusalem ku humbën jetën të paktën 20 veta dhe shumë të tjerë u plagosen. Sulmi erdhi gjithashtu pasi militantë të Hamasi qëlluan me një raketë dore Kassam nga rripi i Gazës për në qytetin bregdetar izraelit Ashkelon. Si kundëpërgjegje e këtij sulmi, kryeministri Izarelit Ariel Sharon tha se forcave të armatosura u është dhënë urdhër për të ndërmarrë çfarëdo veprimi të nevojshëm kundër ekstremistëve palestinezë./al/

XS
SM
MD
LG