Lidhje

Përfunduan bisedimet mbi programin bërthmor të Koresë së Veriut - 2003-08-29


Bisedimet mbi krizën bërthamore koreano-veriore, të parat e këtij lloji, u mbyllën në Pekin dhe marrëveshja e vetme e vërtetë mes gjashtë vendeve të përfshira ishte që të takohen prapë para fundit të vitit.

Sot pas bisedimeve nuk u publikua ndonjë deklaratë e përbashkët, por vendi organizator Kina tha se të gjitha palët ranë dakord për disa çështje kyçe. Kina tha se delegacionet, përfshirë atë të Koresë së Veriut besojnë se gadishulli korean nuk duhet të ketë lëndë bërthamore dhe ata bien dakord se shqetësimet për sigurinë e Koresë së Veriut duhet të trajtohen.

Pheniani tha se ofroi disa propozime për zgjidhjen e krizës bërthamore. Diplomatët thanë se nuk kishte asgjë të re në ato propozime.

//ze//

XS
SM
MD
LG