Lidhje

Kujtohet vepra e aktorit Belushi. - 2003-08-29


Shpeshherë Hollywoodi i përkujton veprat klasike që kanë lënë gjurmë në histori. Pas 25 vitesh, u përkujtua lindja e komedisë që do të frymëzonte prodhuesit e filmave për të hapur një epope të re në botën e filmit. Një paradë modeste në bulevardin e Hollywoodit nderonte aktorët dhe prodhuesit e filmit, ”National Lampoon’s Animal House”, të cilët edhe pas 25 vitesh vazhdojnë të kujtohen si kulmi i komedisë amerikane. Dhe jo për çudi, në plan të parë, fotografia e yllit të komedisë, John Belushi.

John Belushi në këtë episod portretizon jetën dhe trazirat e studentëve në konvike dhe menca, dhe në të njëjtën kohë, është një nga skenat më të pëlqyera të publikut. Një skenë e tillë u përsërit pas 25 vitesh në bulevardin e Holliwoodit, por kësaj rradhe dikush tjetër dublonte Belushin me shpatë dhe beteja ishte vetëm me topa sfungjeri.

Me mimikën e tij fantastike dhe humorin e çastit, amerikano-shqiptari John Belushi pushtoi Amerikën. Belushi ishte një nga anëtarët e parë themelues të shout ”Saturday Night Live”, ku ai krijoi shumë skeçe që edhe sot pushtojnë emisionet humoristike.

Më vonë Belushi do të luante në filmin Blues Brothers, i cili do të bëhej film hit në mbarë botën. Përsoni që i ka munguar publikut, komediani John Belushi, kujtohet në 25 vjetorin e filmit, Animal House.

Nga zhvillimet e tjera. Ylli enigmatik - Angelina Jolie - ndodhet në Rusi në një mison të vullnetit të mirë për Organizatën e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë, në Rusi shfaqet edhe filmi i saj i fundit, Tom Rider. Ajo do të vizitojë kampe refugjatësh në rajonin e Kaukazit dhe do të takohet me zevendes ministrin e jashtëm rus.

Columbia Pictures ka publikuar disa pjesë të filmit që do të dalë për Krishtlindje "Something's Gotta Give" me aktorët mjaft të njohur, Jack Nicholson, Diane Keaton dhe Keanu Reeves. Jack luan rolin e një bandilli që ndahet me të dashurën e re për tu shoqëruar me mamanë e sajë. Filmi del në kinema më 12 dhjetor.

Dhe së fundi, komediani Billy Crystal, i bashkohet Madonës dhe Fergit si aktori i fundit që shkruan libra për fëmijë. "I Already KnowI Love You", titullohet libri i tij yllit të filmit "Analyze That" frymëzuar nga mbesa e tij e parë Ella. Libri do të publikohet prillin që vjen.

XS
SM
MD
LG