Lidhje

OBT-ja ra dakord me një plan për t’u krijuar mundësi vendeve të vrafëra të marrin ilaçe me çmime të lira për të luftuar Sidën, malarien dhe sëmundje të tjera. - 2003-08-29


Organizata botërore e tregëtisë ra dakord me një plan për t’u krijuar mundësi vendeve të vrafëra të marrin ilaçe me çmime të lira për të luftuar Sidën, malarien dhe sëmundje të tjera. Plani u miratua mbrëmë nga delegatët e organizatës botërore të tregëtisë pas një kompromisi mes përfaqësuesve nga Shtetet e Bashkuara, India, Brazili, Afrika e Jugut dhe Kenia. Plani tani duhet të miratohet nga këshilli i përgjithhsëm i kësaj organizate me 146 vende anëtare. Marrëveshja do t’i japë fund një vonese prej dy vjetësh për miratimin e kësaj mase i cila synon t’u japë vendeve të varfërsa alternativën për t’u furnizuar me ilaçe më pak të kushtueshme por njëlloj të efektëshme kundër disa sëmundjeve./al/

XS
SM
MD
LG