Lidhje

Energjia elektrike u rikthye mbrëmë në Londër - 2003-08-29


Energjia elektrike u rikthye mbrëmë në Londër pas një ndërprerjeje të shkurtër si pasojë e së cilës qindra njerëz që ktheheshin nga puna mbetën të bllokuar në trena nëpër metro. Një zëdhënës i sistemit energjitik tha se rryma elektrike në rrethin e Londrës u rikthye në orën 7 të mbrëmjes pas një ndërprerje prej 30 minutash. Zyrtarët thonë se si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike afro 250 mijë njerëz mbetën të bllokuar në metro dhe në trena. Nga ndërprerja e energjisë u prekën rreth 300 semaforë duke shkaktuar rrëmujë në trafikun e automjeteve. Kryetari i Bashkisë së Londrës Ken Livingston e tha se nuk ka shenja se ndërprerja ishte pasojë e ndonjë akti terrorist. Zyrtarët thonë se kanë filluar hetimet për përcaktimin e shkaktut të incidentit./al/

XS
SM
MD
LG