Lidhje

Lajmet nga Bagdadi bëjnë të ditur Xhorxh Bushi po jeton prej 7 javësh në kryeqytetin irakian. - 2003-08-29


Lajmet nga Bagdadi bëjnë të ditur Xhorxh Bushi po jeton prej 7 javësh në kryeqytetin irakian. Mos mendoni se presidenti Bush ka blerë ndonjë fermë në Irak. Fjala është për një tjetër Xhorxh Bush, një djalë i lindur në Bagdad më 11 korrik nga prindër të cilët thonë se falenderojnë presidentin Bush për përmbysjen e Sadam Huseinit. Çifti u tha gazetarëve se të gjithë irakianët e urrëjnë Sadam Huseinin dhe pa presidentin Bush ata kurrë nuk do ishin çliruar. Emri i plotë i fëmijës së tyre është Geroge Bush Abdul Faris Abed El Husein. Çifti thotë se në se do të kishin fëmijë binjakë, emri i fëmijës tjetër do të kishte qënë Toni Blair, për nder të kryeministrit britanik./al/

XS
SM
MD
LG