Lidhje

Kryeministri Nano: Kosova nuk do të jetë kurrë nën Serbi - 2003-08-29


Kryeministri Fatos Nano u shpreh sot në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke, kundër përpjekjeve këmbëngulëse të autoriteteve serbe për të konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë. Duke folur përpara ambasadorëve shqiptarë në botë, të mbledhur në ministrinë e Jashtme, kreu i qeverisë tha se Ballkani është i përbërë nga 5 shtete, por me 7 kryeqytete, të cilat kanë edhe parlamentete e tyre si në Podgoricë ashtu edhe në Prishtinë, pavarësisht se aty funksionojnë në bazë të rezolutës 1244:

"Kjo nuk do të thotë se Covici apo cilido Covic tjetër të përpiqet, që një parlament gjithashtu tranzitor serb, të përmbysi zhvillimin e pakthyeshëm rajonal, kuadrin ende jo terminal të rezolutave ndërkombëtare për rajonin apo Kosovën dhe mbi të gjitha proceset e integrimit të vendeve të rajonit me Naton"

Kryeministri shqiptar tha se tashmë nuk mund të bëhet karrierë më të tilla gjëra dhe se ka ikur koha që me synime të tilla primitive mund të shkaktohen viktima si në Kohën e Milloshevicit.

Nuk ka të ardhme tjetër për të gjitha vendet e Ballkanait përvecse ankorimi në agjendën e stabilizim asocimit, edhe për Podgoricën edhe për Prishtinën, deklaroi kryeministri Nano:

"Kosova dhe Podgorica të ankorohen me Be. Nuk mund të delegohet ky autoritet në kryeqytete të tjera. Nuk ka të ardhme asnjë union, asnjë rajon me kufij të hapur, nëse nuk respektohen vullnetet përfaqësuese, institucionale të të gjitha komuniteteve në kryeqyetetet ku funksionojnë institucione të zgjedhura demokratikisht. Duhet të kthehen serbët në Kosovë, por nuk mund të kthehet Kosova në Serbi. Këto janë dy gjëra të ndryshme", deklaroi kryeministri Nano.

Dy ditë më parë projekti i autoriteteve të Beogradit lidhur me Kosovën u kundërshtua edhe nga presienti I Republikës Alfred Moisiu. Kreu i shtetit deklaroi se Shqipëria është kundër projekteve destabilizuese dhe provokuese të disa politikanëve me reminishenca të së kaluarës dhe se ajo ka detyrimin ligjor e moral që të veprojë në mbrojtje të drejtave të bashkëkombasve të saj, në përputhje edhe me konventat ndërkombëtare.

Ndaj deklaratës së miratuar nga parlamenti serb kanë reaguar të gjitha forcat politike në vend. Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha e cilësoi dje atë si një platformë që sjell destabilizim në rajon dhe një akt të papërgjegshm që i kundërvihet paqes dhe sigurisë.

//ze//

XS
SM
MD
LG