Lidhje

ElBaradei: Pheniani e përdor programin bërthamor për krëcënime dhe shantazh - 2003-08-29


Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Mohamed El-Baradei, akuzoi Korenë e Veriut se po e përdor programin e saj të armëve bërthamore për qëllime kërcënuese dhe shantazhi.

Në një intervistë me televizionin britanik, zoti El-Baradei tha se nuk mendon që Koresë së Veriut mund t’i besohet. Ai e cilësoi këtë vend komunist si kërcënimin më të madh bërthamor të botës dhe shtoi se mënyra se si udhëheqësit botërorë e trajtojnë këtë krizë bërthamore do të ketë ndikim tek vendet e tjera, që përpiqen të zotërojnë armë atomike.

Komentet e drejtorit të agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike u transmetuan në ditën e fundit të bisedimeve të Pekinit lidhur me programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Delegatë nga 6 vende u takuan për 3 ditë, por marrëveshja e vetme e vërtetë mes gjashtë vendeve pjesëmarrëse ishte që ata të takohen përsëri para fundit të vitit.

Koreja e Veriut ofroi atë që e cilësoi si një paketë zgjidhjesh për t’i dhënë fund krizës, por diplomatët nga vendet e tjera thanë se paketa nuk përmbante ndonjë gjë të re. Më vonë, ministrat e jashtëm të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara biseduan në telefon. Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua bëri të ditur se ministri i jashtëm Li Zhaoxing dhe sekretari amerikan i shtetit Colin Powell ishin të një mendimi se takimet e Pekinit ishin të dobishme.//xh//

XS
SM
MD
LG