Lidhje

Drejtori i agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike thotë se Irani ka blerë teknologji bërthamore në tregun e zi ndërkombëtar. - 2003-08-30


Drejtori i agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike thotë se Irani ka blerë teknologji bërthamore në tregun e zi ndërkombëtar. Mohamed ElBaradei thotë gjithashtu se programi bërthamor i Iranit ka ekzistuar për 20 vjet. një kohë shumë më të gjatë sesa kjo agjenci mendonte. Zoti ElBaradei i bëri këto komente dje në një intervistë me televizion britanik. Të martën agjencia ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se kishte shqetësime serioze rreth programit bërthamor të Iranit pas gjetjes së gjurmëve të uraniumit të pasuruar në një nga centralet bërthamore iraniane. I pyetur nëse Irani po zhvillon një program të fshehtë armësh bërthamore, zoti ElBaradei tha se Agjencia e Energjisë Atomike ka nevojë për më shumë kohë t’a hetuar këtë çështje./al/

XS
SM
MD
LG