Lidhje

Ushtarë afganë të mbështetur nga forcat amerikane luftuan për 8 orë me luftëtarë taleban në një zonë të thellë malore. - 2003-08-30


Ushtarë afganë të mbështetur nga forcat amerikane luftuan për 8 orë me luftëtarë taleban në një zonë të thellë malore. Beteja në krahinën Zabul në jug të Kabulit filloi të enjten mbrëma. Zyrtarët ushtarakë afganë thonë se mbi 30 luftëtarë talebanë u vranë gjatë betejës. Burimet ushtarake amerikane thonë se një ushtar i forcave speciale amerikane humbi jetën pasi u rrëzua në humnerë gjatë operacionit kundër kryengritësve që u zhvillua natën. Tre ushtarë afganë u plagosën gjatë luftimeve. Ndërkohë, tre ushtraë afganë humbën jetën në provinsën e Knadaharit dje kur talebanët sulmuan disa psotblloqe afër kufirit pakistanez. Sipas njoftimeve gjatë këtyre sulmeve u rrëmbye edhe një oficer i ushtrisë afgane./al/

XS
SM
MD
LG