Lidhje

Nëndetësja ruse u fundos si pasojë e neglizhencës - 2003-08-31


Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanov, tha se fundosja e një nëndetëseje bërthamore, ku humbën jetën 9 anëtarë të ekuipazhit, ishte pasojë e neglizhencës.

Ushtria ruse po mban të dielën një ditë zi pasi nëndetësja K-159 u fundos të premten në Detin e trazuar Barenc, ndërsa ishte duke u rimorkiuar për në një kantier detar për t’u çmontuar.

Ministri Ivanov tha se procedurat e gabuara të rimorkimit, platforma e vendosur në mënyrë të papërshtatshme dhe një kapak i hapur në kullën drejtuese të anijes, të gjithë këta faktorë u bënë shkak për tragjedinë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se do të zhvillohen hetime lidhur me këtë tragjedi. Zoti Ivanov përsëriti pretendimet e mëparshme zyrtare se nivelet radioaktive janë normale në zonën përreth nëndetëses së fundosur.//kk//

XS
SM
MD
LG