Lidhje

Ligjvënësit palestinezë përpiqen të zbusin mosmarrëveshjet për sigurinë - 2003-08-31


Ligjvënësit palestinezë po bëjnë përpjekje për të çtensionuar një luftë për pushtet mes udhëheqësit palestinez Yasser Arafat dhe kryeministrit të tij, Mahmoud Abbas lidhur me kontrollin ndaj forcave palestineze të sigurisë.

Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar vazhdimisht se nuk do të mbajnë më kontakte me zotin Arafat, për shkak të mbështetjes ndaj sulmeve kundër objektivave izraelite, gjë për të cilën ai akuzohet.

Mosmarrëveshja Arafat-Abbas detyroi Këshillin Legjislativ Palestinez që të shtyjë votëbesimin për qeverinë e zotit Abbas, që ishte parashikuar të mbahej të hënën. Radioja izraelite thotë se shtyrja ishte kërkuar nga Washingtoni për t’i dhënë zotit Abbas më shumë kohë për të siguruar mbështetje.

Tani votimi parashikohet të mbahet të enjten. Duke cituar zyrtarë izraelitë, radioja izraelite thotë gjithashtu se zyrtarë amerikanë paralajmëruan se Washingtoni do ta tërheqë mbështetjen e tij për planin e paqes, nëse bie qeveria e zotit Abbas.//kk//

XS
SM
MD
LG