Lidhje

Franca arrin marrëveshje me Libinë - 2003-09-01


Franca pohoi se ka arritur një marrëveshjeje me Libinë mbi kompensimin e familjeve të viktimave të avionit francez në të cilin shpërtheu një bombë në vitin 1989 dhe thotë se marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti.

Ministri i Jashtëm francez Dominique se Villepin tha sot se marrëveshja mund të përfshijë dëmshpërblimin e familjeve të 170 viktimave të avionit UTA, i cili shpërtheu mbi Niger në vitin 1989.

Zoti de Villepin i bëri këto komente disa orë pasi udhëheqësi libian Muamar Kadafi bëri të njohru në Tripoli arritjn e një marrëveshjeje, por nuk dha hollësi.

Libia është akuzuar për shpërthimin me bombë në avionin francez, por nuk e ka marrë asnjëherë përgjegjësinë për këtë veprim. Megjithatë, Tripoli u pagoi të afërmve të viktimave 33 milionë dollarë, pasi një gjykatë franceze dënoi gjashtë agjentë libianë për rolin e tyre në shpërthim.

Franca kërkoi një dëmshpërblim më të madh, pasi Libia ra dakord kohët e fundit t’u paguajë 2, 7 miliardë dollarë familjeve të 270 viktimave të avionit të linjës Pan Am me numër fluturimi 103, që shpërtheu mbi Lockerbi të Skocisë, në vitin 1988. Franca është kërcënuar se do të vendosë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit për heqjen e sanksioneve ndaj Libisë, në se nuk arrihet një marrëveshje kompensimi për sulmin me bombë e avionit UTA.// lk //

XS
SM
MD
LG