Lidhje

Sulm izraelit me raketa; 1 i vrarë, 25 të plagosur - 2003-09-01


Helikopterë ushtarakë izraelitë vranë sot një ekstremist të Hamasit dhe plagosën të paktën 25 të tjerë në një sulm me raketa kundër një makine në Qytetin Gaza. Burime palestineze e identifikuan personin e vrarë në sulmin e sotëm si anëtarin e armatosur të krahut të armatosur të Hamasit, Khader al-Husari.

Ky ishte sulmi i gjashtë që helikopterët ushtarakë izraelitë kryejnë gjatë javëve të fundit kundër ekstremistëve palestinez në Rripn e Gazës. 11 ekstremistë dhe 3 kalimtarë janë vrarë në këto sulme.

Në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, forcat izraelite të sigurimit u përleshën me studentë palestinezë. Zyrtarë palestinezë të spitalit thonë se u plagosën disa nxënës.

Sipas dëshmitarëve, trupat izraelite përdorën gaz lotsjellës, plumba kauçuku dhe municion të vërtetë për të shpërndarë trumat e studentëve, të cilët po qëllonin me gurë forcat izraelite.

Ndërkohë, zyrtarët palestinezë shtynë deri të enjten një takim të këshillit legjislativ palestinez, në të cilin pritej që kryeministri Mahmud Abaz të raportonte mbi 100 ditët e para të qeverisë së tij. Takimi, i cili fillimisht ishte planifikuar për sot, megjithë betejën për pushtet midis kryeministrit Abaz dhe presidentit Arafat.

Nëse mosmarrëveshjet midis dy udhëheqësve nuk zgjidhen, kryeministri Abaz mund të përballet me një votëmosbesimi nga këshilli legjislativ.

//rd//

XS
SM
MD
LG