Lidhje

Irak: këshilli qeverisës emëron kabinetin e qeverisë së re - 2003-09-01


Këshilli qeverisës i Irakut emëroi kabinetin e parë të vendit.

25 ministrat do të marrin përgjegjësinë për disa nga detyrat e përditëshme të qeverisjes nga administrata civile e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Kabineti i ri përfaqëson komunitetet e ndryshme të Irakut. 13 ministra janë myslimanë shiitë, 5 myslimanë suni, 5 kurdë, një turkmen dhe një i krishterë.

Emërimet në kabinet u bënë ndërkohë që një televizion televiziv arab transmetoi një kasetë, për të cilën thuhet se përmban zërin e ish-udhëheqësit irakian, Sadam Husein. Zëri në kasetë mohon se kishte pasur gisht në shpërthimin e së premtes në një xhami në qytetin e shenjtë shiitë të Naxhafit. Zëri bën gjithashtu thirrje për sulme të tjera kundër forcave amerikane.

Ndërkaq, dhjetra mijëra myslimanë shiitë vazhduan ceremonitë e përmotshme për nder të klerikut mysliman shiitë, Ajatollah Mohamed Baqir al-Hakim, i cili humbi jetën nga shpërthimi i së premtes. Ceremonitë 3-ditëshe filluan të dielën në Bagdad dhe do të përfundojnë sot në Najaf, ku Ajatollahu do të varroset.

Asnjeri nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, që shkaktoi të paktën 83 të vrarë.

Policia irakiane ka arrestuar një numër të dyshuarish, ndërkohë që Byroja Federale Amerikane e Hetimeve, FBI, njoftoi se do të bashkohet me hetimet.

//ze//

XS
SM
MD
LG