Lidhje

Presidenti Bush thotë se është optimist rreth ekonomisë amerikane - 2003-09-02


Presidenti tha se është optimist rreth ekonomisë. Ai u tha punëtorëve në qytetin Richfield të shtetit Ohajo se situata po përmirësohet.

“Besoj se në të ardhmen do të ketë ditë më të mira për njerzit, që po punojnë, dhe që kërkojnë punë.”

Presidenti vuri në dukje shenja pozitive, si shtimi aktual i prodhimit ekonomik. Por ai pranoi se shkalla e papunësisë në vend vazhdon të jetë e lartë, paksa mbi 6 përqind.

“Gjendja po përpirësohet, por në disa aspekte ne duhet të veprojmë për tu siguruar që ekonomia vazhdon të rritet.”

Zoti Bush tha se shkurtimet e taksave kanë ndihmuar shumë. Ai theksoi se atij iu desh të vepronte në mënyrë agresive që të bënte të mundur stimulimin e ekonomisë së ngadalsuar.

“Shkurtimet e taksave ishin të nevojshme për të parandaluar ngadalsimin e ekonomisë. Ekonimistët më kanë thënë se shkurtimi i taksave ndaloi vazhdimin e rënies ekonomike.”

Megjithatë, presidenti tha se duhet bërë më shumë për të krijuar vende të reja pune. Ai shtoi se është i angazhuar të ndihmojë ata njerëz, që kërkojnë punë. Presidenti nuk ofroi ndonjë nismë të re, megjithëse ai i bëri thirrje kongresit që të miratojë planin e tij të energjisë. Presidenti Bush tha se do që qeveria federale të ndihmojë kompanitë amerikane, të cilat janë detyruar të shkurtojnë vendet e punës në Shtetet e Bashkuara për shkak të kostove më të ulëta të prodhimit nëpër botë.

“Një mënyrë për të siguruar suksesin e sektorit të prodhimit është që në botë të dërgohet mesazhi se ne presim që kur bëhet fjalë për tregëtinë të gjithë të jenë të drejtë. Ne në Amerikë besojmë se mund të konkurojmë me këdo, për deri sa rregullat të jenë të drejta.”

Presidenti Bush foli përjashta në një shi të rrëmbyer para anëtarëve të sindikatës ndërkombëtare të punëtorëve të ndërtimit dhe mirëmbajtjes, e cila përfaqëson 400 mijë punëtorë në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada.

Vizita në qendrën e kualifimit të punëtorëve të kësaj sindikate në Richfield ishte udhëtimi i tij i tretë këtë vit në Ohajo, shtet ku presidenti fitoi me ndryshim të vogël votash në zgjedhjet e vitit 2000.

Dita e Punës tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të fushatës politike në Shtetet e Bashkuara. Dhe ndërsa presidenti mbronte punën, që ka bërë, për të krijuar vende të reja pune dhe për të përmirësuar gjendjen ekonomike të vendit, disa kandidatë të partisë demokrate, që po përpiqen të sigurojnë emërimin për në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004, morën pjesë në një sërë ngjarrjesh në mbarë vendin.

Sindikatat në Shtetet e Bashkuara tradicionalisht kanë mbështetur demokratët në zgjedhjet presidenciale. Sindikata e punëtorëve të ndërtimit dhe mirëmbajtjes është një prej sindikatave punëtore që jep më shumë fonde për republikanët, por në zgjedhjet e vitit 2002, kjo sindikatë i dha partisë republikane vetëm 16 përqind të kontributeve të fushatës.

//ze//

XS
SM
MD
LG