Lidhje

Indonezi: Një klerik mysliman dënohet për tradhëti - 2003-09-02


Një gjykatë në Indonezi dënoi klerikun mysliman Abu Bakar Bashir, me 4 vjet burgim pasi e shpalli atë fajtor për akte tradhëtie.

Gjykata tha të martën se prokurorët nuk arritën të provonin se Bashir është udhëheqësi shpirtëror i grupit terrotist Xhemaah Islamija.

Po ashtu gjykata tha se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të provuar që i pandehuri ishte udhëheqësi dhe organizatori i një komploti për të përmbysur qeverinë.

Por gjykatësit thanë se kishte prova që ai kishte marrë pjesë në komplot. Kleriku tha se do ta apelojë vendimin. //kk//

XS
SM
MD
LG