Lidhje

Sllovenia paralajmëron të mos mbështesë Kroacinë për anëtarësim në strukturat euroatlantike - 2003-09-02


Zëvendësministri i jashtëm i Kroacisë thotë se paralajmërimi i Sllovenisë për të tërhequr përkrahjen për aspiratat e vendit të tij për anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian është pa baza dhe pa vend. Agjencia kroate e lajmeve, Hina citon zotin Ivan Simonovic të thotë se synimet e vendit të tij në Adriatik kanë qenë gjithnjë të qarta dhe në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar.

Dje Sllovenia tha se nuk do ta mbështeste më Kroacisë, për shkak të planeve të kësaj të fundit për të shpallur një zonë ekonomike në Detin Adriatik. Një gjë e tillë do ta linte Slloveninë pa dalje direkte në det.

//rd//

XS
SM
MD
LG