Lidhje

Të reja kulturore - 2003-09-03


Plot shpresë, mijëra të rinj pritën në rradhë për disa ditë në New York për të marrë pjesë në provat e festivalit Idhulli Amerikan, ku shpaloset një konkurencë e fortë talentesh dhe ku fituesi merr një kontratë regjistrimi.

Gjatë konkurencës 4 mujore, finalistët këndojnë këngë të stileve të ndryshme dhe eliminohen nga teleshikuesit përmes votimit me telefon. Megjithëse provat fillojnë pas disa ditësh, të rinjtë janë gati për kamerat dhe shansin tek fama.

Në maj, 38 milion shikues ndoqën sezonin final, në të cilin Ruben Studdard u cilësua si Idhulli Amerikan. Sezoni tjetër fillon në Janar, 2004.

Aktorët Antonio Banderas, Johnny Depp dhe Salma Hayek luajnë në filmin Once Upon a Time in Mexico. Banderas luan El Mariachi-n një hero mitik që lufton të shpëtojë popullin meksikan. Episodi i tretë i baladës El Mariachi i çon shikuesit në një garë luftimesh nëpër Meksikë. Banderas i cili ka luajtur më shumë pjesë teatrale muzikore në Shtetet e Bashkuara, tha se kthimi në rolin e El Mariachit ishte shumë i përshtatshëm për të.

"E dua këtë karakter. Ai ishte roli i parë kryesor për mua në Amerikë, kështu që ka një vend në zemrën time", tha Banderas. “Once upon a time in Mexico” fillon të shfaqet në vjeshtë.

Një lojë teatrale e veçantë në New Delhi sjell në skenë historinë e dy motrave nga dy vende. Zohra Sehgal në Indi dhe motra e saj Uzra Butt në Pakistan do të luajnë në Ek Thi Nani” historia e dy motrave të ndara dhe trauma e familjeve që ndahen nga kufijtë. I realizuar në nderim të dy motrave, ky krijim bën thirrje për shkëmbimin e kulturave dhe për paqe. Loja teatrale filloi si pjesë e procesit të paqes midis të dy vendeve dhe ka si synim të rifillojë kontaktet e humbura mes njerëzve në Indi dhe Pakistan.

//rd//

XS
SM
MD
LG