Lidhje

Britania mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Teheran - 2003-09-03


Britania mbylli përkohësisht ambasadën e saj në Teheran pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të kompleksit të misionit diplomatik. Ministria e Jashtme britanike tha se nuk pati të lënduar në incidentin e ditës së merkurë, i cili ndodhi ndërkohë që tensioni midis Britanisë dhe Iranit vazhdon të rritet për shkak të ndalimit të një ish diplomati iranian në Londër.

Po sot, ambasadori i Iranit në Britani, Morteza Sarmadi, u kthye në Teheran për këshillime. Ish diplomati iranian, Hadi Sulejmanpur, u arrestua në Britani muajin e kaluar në lidhje me shpërthimin e vitit 1994 në një qendër të komunitetit hebraik në Argjentinë, ku humbën jetën 85 veta./xh//

XS
SM
MD
LG