Lidhje

SHBA kërkojnë mbështetje për një mandat të OKB-së në Irak - 2003-09-03


Shtetet e Bashkuara thonë se duan tani që Kombet e Bashkuara të luajnë një rol më të madh në Irak, dhe po qarkullojnë një projekt-rezolutë në të cilën u bëhet thirrje më shumë vendeve të marrin pjesë në sigurinë dhe rindërtimin e Irakut të pas luftës.

Në kopjen e kësaj projekt-rezolute që iu shpërnda medias ndërkombëtare sot, bëhet thirrje për një forcë paqeruajtëse shumë-kombëshe nën komandën e bashkuar të Shteteve të Bashkuara.

Projekt-rezoluta i bën gjithashtu thirrje Këshillit qeverisës të Irakut, të emëruar nga Shtetet e Bashkuara që të bashkëpunojë me zyrtarët amerikanë dhe të Kombeve të Bashkuara për përcaktimin e një plani për hartimin e kushtetutës së re të Irakut dhe mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Ajo parashikon gjithashtu që Shtetet e Bashkuara t’i raportojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të paktën një herë në 6 muaj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, tha dje se diplomatët amerikanë e kanë vënë në qarkullim dokumentin për anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe se reagimi fillestar ka qënë pozitiv.

Ky zhvillim vjen ndërkohë që Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld shkon këtë javë në Lindjen e Mesme për t’u takuar me komandantët amerikanë dhe trupat në rajon. Sipas lajmeve, zoti Rumsfeld niset sot për në rajon. Hollësitë e udhëtimit, gjatë të cilit ai do të shkojë edhe në Afganistan, nuk janë bërë të ditura.//ic//

XS
SM
MD
LG