Lidhje

Ndryshimet klimatike duhen përballuar me mjetet e nevojshme - 2003-09-05


Komisioni ndërqeveritar mbi ndryshimet e klimës thotë se 1990-ta ka qënë dekada më e nxehtë në njëmijë vitet e fundit. Kryetari i Komisionit Ndërkombëtar, R.K. Paçuri, paralajmëron se temperaturat vazhdojnë të rriten dhe se intensiteti dhe mundësia e përsëritjes së faktorëve të motit ekstrem, siç janë vala e të nxehtit dhe thatësira, mund të rriten. Zoti Paçuri foli për gazetarët gjatë një vizite në New Delhi.

Kur preket sistemi klimatik, kjo ndikon në nivelet e rreshjeve, në lëvizjen e rrymave oqeanike, sepse këto janë të balancuara në mënyrë mjaft delikate, dhe këto ndryshojnë gradualisht në qindra mijëra vjet.- thotë ai.

Zoti Paçuri thotë se shkencëtarët po vëzhgojnë provat për të parë nëse ngrohja globale ka shkaktuar ngritjen e temperaturave në Evropë, si dhe verën e nxehtë, jo të zakontë në disa pjesë të tjera të botës.

Disa studiues të klimës e vlerësojnë ngrohjen globale si fenomen të shkaktuar nga dora e njeriut...kryesisht djegia e gazeve dhe gazet e çliruara nga serat,-thotë zoti Paçuri.

Ai thotë se efektet e ngrohjes së Tokës, do të qëndrojnë për disa dekada edhe nëse vendet e ndryshme do të pakësojnë çlirimin e gazrave në natyrë. Kjo për arsye se dyoksidi i karbonit qëndron në atmosferë për një kohë të gjatë. Për këtë arsye, zoti Paçuri thotë se, të gjitha vendet, të varfëra dhe të pasura duhet të përgatiten për faktorë ekstremë klimatikë si përshembull valë të nxehti, pëmbytje, thatësira, dhe ndryshime të brigjeve detare.

Për shembull, -thotë zoti Paçuri,- në dekadat që vijnë, ndryshimet klimatike do të rrezikojnë prodhimet bujqësore në Azi, ku një popullsi e madhe e bazon jetën tek bujqësia. Bangladeshi mund të humbasë rreth 7 përqind të territorit si pasojë e ngritjes së nivelit të detit. Ne ndoshta duhet të përqendrojmë studimet në bimet që i rezistojnë thatësirës dhe nxehtësisë, dhe në disa raste ndoshta duhet ndryshuar përbërja gjenetike e bimëve......Në disa raste ndoshta do të duhet ndryshimi inxhinierik i strukturave për të mbrojtur instalimet bregdetare. Kështu që ka disa lloje të ndryshme masash që duhen patur parasysh.

Ai thotë se vendet në zhvillim mund të përballen më së shumti me ndryshimet klimatike, sepse nuk i kanë teknologjinë dhe mjetet e duhura për t’iu përshtatur ndryshimeve.// lk //

XS
SM
MD
LG