Lidhje

7 të vdekur nga një shpërthim në Kashmir - 2003-09-06


Zyrtarët indianë në Kashmir thonë se një shpërthim me makinë bombë shkaktoi vdekjen e 7 personave dhe plagosjen e të paktën 35 të tjerëve.

Zyrtarët e sigurisë thonë se shpërthimi i fuqishëm ndodhi sot në një treg frutash shumë të frekuentuar në Srinagar, kryeqyteti veror i pjesës indiane të rajonit të ndarë të Himalajave.

Policia thotë se një bombë e vënë brenda një makine të parkuar shkaktoi shpërthimin. Ajo shpërtheu ndërsa një autokolonë ushtarake kalonte në atë zonë.

Një oficer dhe të paktën katër ushtarë të tjerë u plagosën. Grupi ekstremist pro-pakistanez Hizbul Mujahideen mori përgjegjësinë për shpërthimin. Kashmiri është i ndarë mes Indisë dhe Pakistanit, që kanë zhvilluar dy luftra lidhur me këtë rajon.//kk//

XS
SM
MD
LG