Lidhje

Udhëheqësi palestinez bën zgjedhjen e tij për postin e kryeministrit - 2003-09-07


Zyrtarët palestinezë thonë se Presidenti, Yasser Arafat, i ka kërkuar kryetarit të parlamentit, Ahmed Korei, të bëhet kryeministri i ardhëshëm i vendit. Ata thonë se dy komisione të rëndësishme të parlamentit palestinez miratuan emërimin e zotit Korei dje.

Të shtunën, Kryeministri palestinez, Mahmoud Abbas, dha dorëheqjen nga ky post, për shkak të divergjencave me zotin Arafat lidhur me kontrollin e forcave palestineze të sigurimit.

Ndërkaq, zyrtarët palestinezë të sigurimit thonë se një helikopter ushtark izraelit hapi zjarr me raketa kundër shtëpisë së një anëtari të grupit ekstremist Hamas në Gaza, duke plagosur të paktën 10 vetë.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë thonë se Hamasi e përdorte këtë shtëpi për të magazinuar lëndë shpërthyese. Më parë dje, Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, tha se udhëheqësit e Hamasit janë vënë në shënjestër për t’u vrarë.//IC//

XS
SM
MD
LG