Lidhje

Presidenti Bush kërkon 87 miliardë dollarë për Irakun dhe Afganistanin - 2003-09-07


Presidenti Bush tha se Iraku është tani qendra e frontit të luftës kundër terrorizmit. Ai tha se armiqtë e lirisë po bëjnë një qendresë të dëshpëruar në tokën irakiane dhe duhet patjetër të asgjësohen.

"Kjo do të kërkojë kohë dhe sakrifica. Por ne do të bëjmë ç’është e nevojshme, ne do të shpenzojmë sa të jetë e nevojshme, për të arritur një fitore të thellë në luftën kundër terrorimzit, për të nxitur lirinë dhe për ta bërë vendin tonë më të sigurt".

Presidenti tha se do t’i kërkojë Kongresit një fond prej 87 miliardë dollarësh për të paguar për operacionet ushtarake dhe për projektet e rindërtimit në Irak, si dhe në Afganistan.

"Kjë është me rëndësi thelbësore për stabilitetin e atyre vendve dhe si rjedhim për sigurinë tonë. Tani dhe në të ardhmen, ne do të mbështesim trupat tona dhe do të mbjmë fjalën që u kemi dhënë 50 milionë banorëve të Afganistanit dhe të Irakut".

Në fjalimin e tij 18 minutësh, që u transmetua nga të gjitha rrjetet kryesore televizive amerikane, zoti Bush argumentoi domosdoshmërinë e angazhimit të mëtejshëm amerikan në Irak. Ndërkohë që kritikat ndaj politikave të tij po shtohen, veçanërisht nga anëtarët e Partisë Demokratike, ai tha me vendosmëri se Amerika nuk ka rrugë tjetër.

"Lindja e Mesme ose do të bëhet një rajon i përparuar dhe paqësor, ose atje do të ketë veprime të mëtejshme dhune dhe terrori që do t’u kushtojnë jetën njerëzve si në Amerikë adhtu edhe në vende të tjera të lira. Triumfi i demokracisë dhe tolerancës në Irak, në Afganistan dhe më tej, do të jetë një disfatë e rëndë për terrorizmin ndërkombëtar".

Audienca kryesore e Presidenti Bush mund të ishte publiku amerikan, por fjalët e tij kishin si qëllim që të udhëtonin shumë larg përtej kufijve kombëtarë amerikanë. Zoti Bush iu adresua edhe atyre që e kundërshtuan ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak. Ai theksoi se ata kanë prëballë kërcënimin terrorist dhe tha se është koha që të lihen mënjanë divergjencat.

"Terroristët në Irak kanë sulmuar përfaqësuesit e botës së qytetëruar dhe lufta kundër tyre duhet të jetë çështje e botës së qytetëruar. Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë tani një mundësi dhe përgjegjësi, të marrin një rol më të madh për të garantuar që Iraku të bëhet një vend i lirë dhe demokratik".

Javën e kaluar, adminsitrata e Presidentit Bush shpalli planet për miratimin e një rezolute të re për Irakun, nëpërmjet të cilës shpreson të bindë më shumë vende qëtë kontribojnë trupa dhe fonde. Në të njetën kohë, udhëheqësit e Kongresit nga Partia Republikane shkuan në Shtëpinë e Bardhë dhe i bënë thirrje që të dilte para publikut amerikan dhe të argumentonte nevojën e angazhimit të mëtejshëm në Irak.

Ky ishte fjalimi i parë televiziv lidhur me Irakun që nga muaji maj, kur Presidenti deklaroi përfundimin e operacioneve kryesore të luftimit në atë vend. Kjo çështje pritet të dominojë fjalimin që ai ka në plan të mbajë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga fundi i këtij muaji.

DEMOKRATET REAGOJNE

Demokratët e opozitës reaguan në mënyra të ndryshme ndaj fjalimit të Presidentit Bush.

Senatori Joseph Biden, numri dy në komisionin se senatit për marrëdhëniet me jashtë, tha se ai e mbështet idenë për të vazhduar angazhimin amerikan në Irak.

Zoti Biden e përshëndeti thirrjen e Presidentit Bush për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar por tha se do të kishte dëshiruar që Presidenti t’ja kishte drejtuar këtë kërkesë OKB-së qysh më parë.

Senatori premtoi se do të votonte në favor të kërkesës së Presidentit për t’i kërkuar Kongresit fonde shtesë në masën 87 miliard dollarë për financimin e operacioneve dhe të rindërtimit në Afganistan dhe Irak. Por ai tha se këto fonde duhet të vinin nga shtyrja e shkurtimit të taksave dhe jo nga buxheti federal, deficiti i të cilit është në rritje.

Kandidati demokrat për president, Howard Dean, tha se kërkesa për para shtesë do të thithë fonde që mund të përdoreshin për nevojat e brendshme të vendit si edukimi dhe punësimi. Ai tha se do ta mbështeste këtë kërkesë vetëm në rast se Presidenti Bush siguron miratimin e një rezolute të OKB-së e cila të angazhojë edhe vende të tjera në Irak.

Zoti Dean, ish guvernator i shtetit Vermont, akuzoi Presidentin se nuk ishte treguar i sinqertë me popullin amerikan lidhur me situatën e rrezikshme që krijoi me politikat e tij në Irak.//ic;ii//

XS
SM
MD
LG