Lidhje

Grupi Hamas merr përgjegjësinë për 2 shpërthimet e djeshme në Izrael - 2003-09-09


Krahu ushtarak i Hamasit e mori përgjegjësinë për shpërthimet me anë të një deklarate pasi të paktën 6 veta humbën jetën dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën në një kafene të Jeruzalemit plot me njerëz. Ky sulm u krye vetëm disa orë pas një shpërthimi tjetër vetëvrasës afër Tel Avivit, ku u vranë të paktën 7 veta dhe u plagosën 15 të tjerë.

Më parë ushtria izraelite vrau 2 ekstremistë të grupit Hamas në Bregun Perëndimor.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 11 e gjysëm sipas orës lokale në një zonë moderne banimi, e njohur si Kolonia Gjermane, në pjesën perëndimore të qytetit.

Zhurma e sirenave çau qiellin e errët, ndërkohë që ambulancat shkonin me nxitin tek vendi i ngjarrjes. Bomba shpërtheu përjashta kafenesë në një kohë që zona do të ishte plot me njerëz.

Disa orë më parë, një autor sulmi vetëvrasës hodhi veten në erë në një stacion autobuzi përjashta një baze ushtarake afër Tel Avivit.

Shpërthimet vetëvrasëse u dënuan nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe nga zyrtarë palestinezë. Pas sulmeve, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, vendosi të kthehet në atdhe para afatit nga një vizitë në Indi.

Jeruzalemi në veçanti ishte gjatë gjithë ditës nën masa të larta sigurie. Përreth qytetit u ngritën postblloqe dhe policia tha se kishte marrë informacion për kërcënime specifike sigurimi.

Aktet e dhunës janë shtuar gjatë javëve të fundit që prej një shpërthimi vetëvrasës në Jeruzalem në mes të muajit gusht, i cili u krye nga grupi ekstremist palestinez, Hamas. Që prej atëhere, Izraeli ka kryer një numër sulmesh me raketa kundër udhëheqësve të Hamasit dhe secila palë i ka shpallur luftë të hapur palës tjetër.

//ze//

XS
SM
MD
LG