Lidhje

Policia maqedonase zotohet të vazhdojë operacionet kundër ekstremistëve shqiptarë - 2003-09-09


Policia maqedonase u zotua se do ta mbajë lart ritmin e operacioneve të saj kundër ekstremistëve shqiptarë në veri të vendit deri sa ata, që ajo i quan kriminelë të armatosur, të jenë neutralizuar.

Policia, e mbështetur nga ushtarë maqedonas, vrau pardje të paktën dy militantë gjatë një përleshje në periferi të fshatit Brestë.

Trupat e ushtrisë dhe policia thonë se u kundërpërgjigjën, pasi luftëtarët shqiptarë sulmuan me raketahedhëse një patrullë të ushtrisë. Asnjë nga trupat qeveritare nuk u plagos.

Disa diplomatë perëndimorë, ndërkohë që përkrahin aksionin e policisë kundër ekstremistëve të armatosur, thonë se nuk mund të bëjnë komente pasi nuk kanë ende informacion të mjaftueshëm për përleshjet e së dielës.

Njoftohet se qindra civilë janë larguar nga shtëpitë në Maqedoninë Veriore. Ata thonë se druhen nga një fushatë tjetër e zgjeruar ushtarake kundër shqiptarëve, si ajo e vitit 2001, kur ushtarë maqedonas përlesheshin me kryengritës shqiptarë, të cilët luftonin për më shumë të drejta politike e civile.

Zyrtarë maqedonas thonë se ditët e luftimeve të para dy vjetëve nuk do të kthehen më dhe se civilët nuk do të sulmohen.

//ze//

XS
SM
MD
LG