Lidhje

Korei i kërkon Izraelit të ndryshojë politikë - 2003-09-09


Kryeministri i emëruar palestinez, Ahmed Korei i bëri përsëri thirrje Izraelit të ndryshojë politikën e tij dhe t’i përmbahet planit të paqes përpara se të pranojë postin që i është ofruar.

Zoti Korei u tha sot gazetarëve para se të takohej me të dërguarit e vendeve të tjera, se ai nuk mund të ketë sukses si kryeministër nëse Izraeli nuk heq dorë nga atentatet kundër ekstremistëve palestinezë.

Zoti Korei, aktualisht kryetar i parlamentit palestinez, ka thënë se nuk dëshiron të përfundojë me dështim si paraardhësi i tij Mahmud Abas.

Ndërkohë, dëshmitarët thonë se një djalë palestinez u vra gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor.//ii

XS
SM
MD
LG