Lidhje

Autizmi dhe kujdesi për fëmijët e prekur nga çrregullimi i funksioneve të trurit - 2003-09-09


Autizmi është një çrregullim i funksioneve të trurit që zakonisht shfaqet në tre vitet e para të jetës. Autizmi prek më tepër djemtë se sa vajzat dhe nuk njeh kufij racorë, etnikë ose socialë. Por prindërit mund të luajnë një rol të madh për ti ndihmuar fëmijët me autizëm që ata të mos veçohen nga shokët e tjerë dhe madje të zhvillojnë talentet e tyre, siç ndodh me 6 vjeçarin Kodi Lee nga Kalifornia. Si shumë fëmijë të tjerë, vogëlushit Kobi Lee i pëlqen të luajë në parqe. Por ndryshe nga fëmijët e tjerë, ai ka nevojë për ndihmën e nënës që të lëvizë nëpër park, sepse është pjesërisht i verbër dhe vuan nga autizmi. Por ai ka diçka shumë të veçantë.

Në një festival muzikor të qytetit, Kodi këndon këngën e hapjes. Kënga është bërë tashmë pjesë e pandarë dhe e rëndësishme e këtij vogëlushi.

Që kur ishte një vjeç, thonë prindërit e Kodit, ai mësoi të mbante ritmin me duar dhe me këmbë. Ata i blenë një piano elektronike dhe Kodi filloi të përsëriste këngë pas kënge megjithëse i kishte dëgjuar vetëm një herë.

Por më e çuditëshmja ndodhi vitin e kaluar në Disneyland. Një grup muzikor vuri re se si Kodi mbante ritmin dhe e ftoi atë në skenë.

Ai këndoi atje këtë këngë dhe papritur u gjallërua si kurrë më parë.

Njerëzit filluan të brohorasin dhe ai e ndjeu veten të lumtur, thotë nëna e Kodit.

Kjo na gëzoi sepse ne e kuptuam se muzika do të ishte shpëtimi i tij, thotë i ati. Tani, Kodi këndon vazhdimisht dhe kudo.

Si gjithë fëmijët me autizëm, Kodi e ka të vështirë komunikimin, por me anë të muzikës ai ka krijuar gjuhën e tij të veçantë. Prindërit e tij tani kanë kuptuar diçka tjetër, thotë eksperti Michael Chen. Kjo lloj gjuhe e ka ndihmuar atë për gjithçka, të mësojë dhe të zerë shokë. Muzika e ndihmon atë të qetësohet shpirtërisht dhe të përqendrohet. Ndërsa prindërit po bëjnë gjithçka që ai ta zhvillojë një pasion të tillë.

Kur e shikon se sa i qetë dhe i lumtur është, për prindin nuk ka ëndërr më të bukur, thotë i ati i këtij fëmije të talentuar.

//rd//

XS
SM
MD
LG