Lidhje

Iranit i jepet rasti i fundit të sqarojë programin e tij bërthamor - 2003-09-09


Shtetet e Bashkuara thonë se Irani ka shkelur rregullat e OKB-së për sigurinë bërthamore por duhet t’i jepet një rast i fundit për të sqaruar dyshmet rreth programit të tij bërthamor.

Ambasadori amerikan pranë organizatave të OKB-së në Vjenë, Kenneth Brill, deklaraoi para agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore se faktet justifikojnë plotësisht një hetim lidhur me çështjen e objekteve bërthamore të Iranit. Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i japin Iranit një shans të fundit që ai të mos u shmanget më kontrolleve të OKB-së.

Irani ngul këmbë se programi i tij bërthamor synon thjesht prodhimin e energjisë elektrike. Por një raport i fshehtë i Agjencisë së OKB-së për Energjinë Bërthamore, i cili muajin e kaluar u ra në dorë agjencive perëndimore të lajmeve, thotë se në njërin nga objektet iraniane u gjetën gjurmë të uraniumit me pasurim të lartë, që mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore.

Shefi i agjencisë së OKB-së për Energjinë Bërthamore, Mohammed El-Baradei, i ka kërkuar Iranit t’u përgjigjet plotësisht të gjitha pyetjeve lidhur me programin e tij bërthamor, përfshirë shqetësimet rreth uraniumit të pasuruar.

//rd//

XS
SM
MD
LG